Bioscalin – Novagenina Maskë forcuese pas shampos
Bioscalin Physiogenina Maskë forcuese pas shampos
Flokë të ristrukturuar dhe të mbrojtur falë Bioscalin Maskë Forcuese me Physiogenina. Ashtu si lëkura, edhe flokët kanë nevojë, herë pas here, një trajtim intensiv që i rigjeneron dhe ushqen ato në thellësi. Për këtë arsye, një maskë forcuese nuk duhet të mungojë një program të plotë përkujdesjeje të flokëve që kujdeset vërtetë për shëndetin dhe bukurinë e flokëve.
Bioscalin me Physiogenina Maskë forcuese pas shampos është një maskë inovative me veprim të shpejtë për flokë të dobët e të hollë, me tendencë për rënie. Ideale për të kompletuar rutinën tuaj të kujdesit ndaj flokëve,Bioscalin Physiogenina Maskë rekomadohet për të rritur veprimin e trajtimit me tableta dhe ampula.
Thelbi i formulimit është kompleksi inovativ, Physiogenina. Studimet in vitro kanë treguar që është në gjendje të rrisë procesin fiziologjik të vetëriparimit qelizor, që është thelbësor për mirëqënien e folikulit të flokut dhe skalpit dhe si rrjedhojë e rritjes së flokëve.
Formula është e pasur me përbërës aktivë që veprojnë direkt në fibrën e flokut dhe në skalp:
- Aminoacide kanë veprim riparues në kutikulat e dëmtuara; në të njejtën kohë ristrukturojnë fibrën e flokut, duke e mbrojtur nga agjentët e jashtëm (tharësja e flokëve dhe krehëri)
- Ceramide , të ngjashme me strukturën lipidike të skalpit, ndihmojnë ta mbajë të hidratuar dhe të shëndetshëm.
- Zbutës të gjeneratës së fundit disiplinon flokët.
Në fund, teknologjia e patentuar siguron që përbërësit aktivë të depërtojnë në flokë dhe skalp, duke i rezistuar shplarjes për një veprim efektiv dhe që zgjat. Formula Bioscalin Physiogenina Maskë Forcuese është e testuar nën kontroll dermatologjik për të minimizuar rrezikun e alergjive. Pa paraben.