C F O P H A R M A

Infeksionet urinare ne stinen e veres

Gjate stines se veres, temperaturat ngrihen gjithnje e me shume, stili jetesor ndryshon dhe ne behemi me aktive. Bashke me keto ndryshime dhe ekspozimin me gjate ne natyre, ato qe shenojne pikun e shfaqjes se tyre gjate kesaj stine jane infeksionet urinare.

Sipas studimeve infeksionet urinare prekin me shpesh femrat me moshen 18-44 vjeçare ku rreth 50% e te cileve kane te pakten nje rast gjate jetes se tyre .

Cilat jane faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e infeksionit urinar gjate veres?

•Dehidratimi

Dehidratimi ze vendin e pare persa i perket krijimit te kushteve per akumulimin e baktereve ne organizem. Trupi nuk arrin te urinoje duke mos eleminuar keshtu baktere nga organizmi.

•Higjena jo e mire

Higjena jo e mire vjen si pasoje e frekuentimit te plazheve, pishinave dhe tualeteve. Rrezik nuk duhet te konsiderohen vetem ato por edhe baret ku ulemi çdo dite. Duke qene se rreziku eshte me i larte tek femrat, ato duhet të veshin gjithmone rroba banjoje te thata, pasi gjate kontaktit me copen e lagur te tyre, pH vaginal ndryshon, duke favorizuar akumulimin e baktereve.

•Marredheniet seksuale te shpeshta

Studimet kane treguar se perqindja e marredhenieve seksuale rritet ne menyre te konsiderueshme gjate veres. Femrat jane me te rrezikuara per t’u prekur nga infeksionet e traktit urinar sepse gjatesia e uretres eshte me e vogel se tek meshkujt dhe keshtu bakteret arrijne me shpejt brenda organizmit te tyre sidomos ne rastet e seksit te pakujdesshem. Ndaj ekspertet sygjerojne qe pas marredhenies seksuale te urinohet pasi ndihmon ne largimin e baktereve.

Cfare ju keshillojme ne?

Konsumoni rreth 2 lt uje ne dite nese jeni femer dhe 3 lt uje nese jeni mashkull.
Per te rritur me shume fuqine kunder infeksioneve urinare, sebashku me ujin perdorni LENICYST, leng boronice me veti antioksidante, antiinflamatore dhe antibakteriale. Me perberes qe parandalojnë qelizat bakteriale E. Coli nga ngjitja ne muret e traktit urinar.

Mjafton te tretni 20 ml LENICYST ne 1 liter dhe ta konsumoni gjate gjithe dites.

Keshtu edhe hidratoheni por dhe parandaloni e trajtoni nese keni infeksion urinar. Ndersa per parandalim, perdoni tabletat LENICYST!

I gjeni ne cdo farmaci!

Related posts

Humanis Event

Ne 15 Qershor, ne ambientet e Stela Resort Tirane, mikpritem me nje feste madheshtore, ardhjen e nje prej bashkepuntoreve kryesore te MEDYX, qe prej disa vitesh prezantohet si nje nga me prestigjiozet ne treg, kompania HUMANIS ! Duke ju...

Read More